Kristjan Sterjo u pa të shkonte aty pasi vrau 20-vjeçarin, RENEA shkon te varrezat e Korçës, kontrollon zonën me dron
Me indicien se Kristjan Sterjo mund të fshihet te varrezat e Korçës, forcat RENEA kanë zbarkuar pikërisht aty për të kontrolluar zonën dhe kapur autorin që vrau 20-vjeçarin Joan Zuko. Pasi kreu krimin, Sterjo është parë të arratiset drejt kësaj zone. Kontrollet po kryhen gjithashtu edhe me dron, ndërsa më herët RENEA shkoi edhe te banesa e autorit.
Burimi:
sot.com.al