“Çakenjtë dhe patronazhistët na kanë sulmuar nga çdo anë”, ish-luftëtari i UÇK-së: Destinacioni ynë, Shqipëria e re!
Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, ka mbajtur një fjalim të fortë në protestën e 70-të kundër qeverisë, duke e cilësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në shesh si revoltën e akumuluar ndër vite ndaj qeverive, siç u shpreh ai, “mafioze, tradhtare dhe keqpërdoruese”. Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Dalja e çdo qytetari këtu është revolta e 35 vjetëve nga qeveritë mafioze, tradhtare dhe keqpërdoruese. Në këto 70 ditë, lakenjtë dhe çakejtë e pushtetit dhe opozitës mundohen dhe luftojnë me çdo kusht protestuesit nga të gjitha anët. Mund të lexoni dhe të shikoni nëpër rrjetet sociale jo vetëm pushtetarët dhe patronazhistët e tyre, por edhe ndonjë delirant që ka qejf të jetë i pari në çdo vend. Ne jemi ushtarë të atdheut. Grada e gjeneralëve duket e bukur...
Burimi:
sot.com.al