“Po digjet Kruja”, Situatë dramatike në qytet, flakët gjigante përparojnë drejt banesave, digjen disa prej tyre
Situata paraqitet tejet dramatike në Krujë, ku flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe qytetarët. Sipas raportimeve të qytetarëve , zjarri ka dalë jashtë kontrollit në disa zona dhe flakët kanë përfshirë edhe banesa. Banorët raportojnë për një situatë të rëndë, ndërsa frika është shtuar teksa zjarri vijon të afrohet me zonat e banuara. “Po digjet qyteti!”, ishte thirrja dëshpëruese e një qytetari që kontaktoi me redaksinë e BalkanWeb, duke përshkruar situatën alarmante në terren. Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni i vështirë, po përparojnë drejt banesave, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën. Banorët kanë kërkuar ndërhyrje urgjente, ndërsa në zonat e rrezikuara është...
Burimi:
gijotina.com