Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren, apel banorëve pë evakuim

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren, apel banorëve pë evakuim

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari në terren në Krujë, ku po ndiqet nga afër situata e krijuar nga zjarri dhe po koordinohen operacionet e emergjencës. Ndërkohë autoritetet bëjmë apel qytetarëve të bashkëpunojnë me Forcat e Armatosura dhe strukturat e Policisë së Shtetit, veçanërisht në procesin e evakuimit, duke zbatuar udhëzimet e autoriteteve dhe duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e tyre. Bashkëpunimi i qytetarëve me strukturat e emergjencës është thelbësor për një evakuim të sigurt dhe efektiv.