Fundjava kulturore në Shqipëri, nga tradita e “Logut të Bjeshkëve” te tingujt e “Porto Palermo Festival”

Fundjava kulturore në Shqipëri, nga tradita e “Logut të Bjeshkëve” te tingujt e “Porto Palermo Festival”

Fundjava sjell një mozaik aktivitetesh kulturore në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke ndërthurur traditën, folklorin, muzikën, kinemanë dhe atmosferën festive të verës. Nga veriu në jug, hapësirat publike dhe monumentet historike kthehen në skena për artistë e aktivitete që synojnë të sjellin pranë publikut kulturën shqiptare dhe krijimtarinë bashkëkohore. Në Kelmend, më 9 gusht, zhvillohet “Logu i Bjeshkëve 2026”, në Qafën e Perdelecit. Festa tradicionale do të mbledhë banorë dhe vizitorë në një atmosferë ku muzika, kultura dhe traditat e Malësisë do të jenë në qendër. I ftuar në këtë edicion është këngëtari Gëzim Nika. Në Gjirokastër, Kalaja pret deri më 9 gusht “Çeço Fest 2026”, me një program të pasur muzikor dhe kulturor. Ndërkohë, në sheshin “Çerçiz Topulli” vijon edhe kinemaja e hapur,...