Gjuhadoli, lagjja historike që po shndërrohet në një nga atraksionet kryesore të Shkodrës

Gjuhadoli, lagjja historike që po shndërrohet në një nga atraksionet kryesore të Shkodrës

Gjuhadoli vijon të jetë një nga zonat më karakteristike të Shkodrës, duke tërhequr vizitorë me arkitekturën tradicionale, atmosferën e veçantë dhe gjallërinë që e karakterizon sidomos gjatë sezonit veror. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga atmosfera festive në Gjuhadol, ku vëmendjen e marrin qytetarët e shumtë që kërcejnë e festojnë nën ritmet e muzikës popullore qytetare. Pamjet sjellin në fokus vallëzimet dhe atmosferën e gjallë të krijuar në rrugicat e lagjes, ku tradita muzikore shoqërohet me një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve. Lagjja historike, e shtrirë në zemër të qytetit, vitet e fundit ka pësuar një transformim të dukshëm. Banesat e vjetra janë rikthyer në jetë dhe një pjesë e tyre janë përshtatur si hotele, bare, kafene dhe ambiente të...