Muzikë, traditë dhe emocione, Përmeti mirëpret Festivalin NONA
Përmeti u kthye mbrëmjen e 8 gushtit në një pikë takimi për muzikën, kulturën dhe traditat shqiptare, me nisjen e Festivalit NONA, një aktivitet i dedikuar figurës së gjyshes shqiptare dhe vlerave që përcillen ndër breza. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau pamje nga nata e parë e festivalit, duke e cilësuar atë si një festë kombëtare kushtuar gjysheve shqiptare, dashurisë dhe traditave familjare. “Përmeti mirëpriti natën e parë të Festivalit NONA, festa kombëtare kushtuar gjysheve shqiptare, traditave, dashurisë dhe vlerave që ato përcjellin brez pas brezi”, shkroi Rama. Festivali synon të sjellë në vëmendje rolin e gjysheve në ruajtjen e kujtesës, zakoneve dhe trashëgimisë kulturore, duke i ndërthurur këto vlera me muzikën dhe atmosferën festive. Aktivitetet do të vijojnë edhe...
Burimi:
kultplus.com