Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në Palasë i shumëkërkuari (EMRI)

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në Palasë i shumëkërkuari (EMRI)

Policia e Vlorës megaoperacion në Palasë. Forcat të shumta policore rrethojnë një vilë. Sipas informacioneve është arrestuar një person i shpallur në kërkim nga SPAK që prej vitit 2024 për inceneratorin e Tiranës. Në pranga ka rënë Renardo Nallbani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.