“Ishte tmerr, s’e harroj dot!”/ Dëshmitarja rrëfen momentet tronditëse pas vrasjes në Korçë: E pashë djalin të shtrirë

“Ishte tmerr, s’e harroj dot!”/ Dëshmitarja rrëfen momentet tronditëse pas vrasjes në Korçë: E pashë djalin të shtrirë

Një prej dëshmitareve të ngjarjes së rëndë në Korçë, Kozeta Shakla, ka rrëfyer momentet e para pasi u qëllua për vdekje 20-vjeçari Johan Zuko. Ajo tregon se ndodhej në banesë me nënën e saj kur dëgjoi një zhurmë të fortë. Fillimisht mendoi se dikush mund të kishte rënë në shkallë dhe doli për të parë se çfarë kishte ndodhur. “Unë isha brenda në shtëpi. Për një moment dëgjova një zhurmë të madhe, sikur plasi diçka. I thashë mamit se do dal të shikoj çfarë po bëhet. Thashë mos ra ndonjë njeri nga shkallët, që t’i ndihmoja”, rrëfen dëshmitarja. Sapo doli nga banesa, ajo dëgjoi një grua që kërkonte ndihmë dhe njoftimin e Policisë e ambulancës. “Ajo gruaja e katit të tretë, te dera e saj...