Ana e errët e Botërorit “FIFA2026”, kërcënime me jetë dhe alarme për bombë, zbulohet plani për të vrarë Leo Messin

Ana e errët e Botërorit “FIFA2026”, kërcënime me jetë dhe alarme për bombë, zbulohet plani për të vrarë Leo Messin

Botërori “FIFA2026” rezultoi një turne unik në çdo aspekt, por përtej spektaklit në fushë, ky turne u shoqërua edhe me një super organizim dhe me masa shumë të rrepta sigurie. Së fundmi, mediat kanë zbuluar edhe disa skenarë, apo prapaskena me të vërtetë alarmante që lidhen me sigurinë e disa prej personazhe kryesorë. Sipas të përditshmes spanjolle Marca, një raport i policisë amerikane zbulon ndërhyrjet e FBI-së dhe Qendrës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor për të parandaluar kërcënime serioze ndaj futbollistëve dhe arbitrave. Në shënjestër të kërcënimeve ishte veçanërisht Lionel Messi. Para ndeshjes së Argjentinës me Jordaninë, një telefonatë në aeroportin e Dallasit ngriti alarmin. Një person kërcënoi se do të hynte në stadium me dy bashkëpunëtorë, i armatosur dhe me bomba artizanale, duke e identifikuar...