Gjesti fantastik i Real Madridit! Rivaliteti historik lihet anash, i shkruajnë mesazhin Lionel Mesit
Klubi i Real Madridit ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm respekti dhe solidariteti, duke publikuar një deklaratë zyrtare për t’i dhënë ngushëllimet më të sinqerta familjes së Lionel Messit, pas humbjes së rëndë të babait të tij, Jorge Messi. Në mesin e rivalitetit të përjetshëm historik dhe sportiv mes klubeve, ngjarjet e tilla tragjike dhe njerëzore shërbejnë për të kujtuar se vlera e jetës dhe respekti reciprok tejkalojnë çdo rivalitet në fushën e blertë. Klubi mbretëror, përmes një njoftimi të shkurtër por tejet domethënës, ka shprehur dhimbjen e thellë të institucionit për këtë humbje të madhe që ka prekur familjen e yllit argjentinas. Në komunikatën e lëshuar nga zyrat e “Santiago Bernabéu”, thuhet: “Real Madrid C.F., presidenti dhe Bordi i Drejtorëve të tij shprehin keqardhjen...
Burimi:
sportekspres.com