Argjentina merr një vendim të shpejtë për të nderuar babanë e Messit. Hyn direkt në fuqi

Argjentina merr një vendim të shpejtë për të nderuar babanë e Messit. Hyn direkt në fuqi

Ndarja nga jeta e Jorge Messit, babait të Leo Messit, është një humbje e madhe jo për vetëm për lojtarin dhe familjen e tij, por për gjithë Argjentinën. Shoqata Argjentinase e Futbollit dhe Liga Profesionale e Futbollit kanë vendosur që të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave në të gjitha Kategoritë të nisin me një minutë heshtje. Po ashtu lojtarët, stafi dhe arbitrat do të mbajnë një shirit të zi në krah. Flamujt në selinë e shoqatës dhe në objektet e tjera që i përkasin organit qeverisës të futbollit argjentinas do të valëviten në gjysmështizë deri të premten e ardhshme. “Me hidhërim të thellë vajtojmë humbjen e pazëvendësueshme të Jorge Messit dhe, në nder të kujtimit të tij, kemi vendosur të mbajmë një minutë heshtje para...