FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!
FIFA përsërit publikisht mbështetjen ndaj presidentit Gianni Infantino, pas kritikave të forta ndaj një propozimi për t’u shitur investitorëve privatë 20% e aksioneve në një strukturë të re komerciale të lidhur me aktivitetet e organizatës. Pas një takimi në Rabat, FIFA deklaroi se do të marrë masa për të mbrojtur integritetin dhe reputacionin e institucionit, ndërsa sekretari i përgjithshëm Mattias Grafstrom dhe anëtarët e bordit rikonfirmuan mbështetjen e tyre të plotë për Infantinon. Megjithatë, organizata pranoi se kishte gabuar në mënyrën se si ishte menaxhuar propozimi i “FIFA Forward Enterprise”, duke theksuar se Këshilli i FIFA-s dhe federatat anëtare duhej të ishin përfshirë më shumë në proces. FIFA konfirmoi gjithashtu se propozimi është tashmë i tërhequr dhe nuk do të vijojë më tej.
Burimi:
javanews.al