Ardhja e Rodri-t mund të shkaktojë një “viktimë” të madhe te Barcelona

Ardhja e Rodri-t mund të shkaktojë një “viktimë” të madhe te Barcelona

8 Gusht 2026 21:31 Telesport Barcelona është shumë pranë zyrtarizimit të Rodri-t. Mesfushori spanjoll filimisht ishte pranë transferimit te Real Madrid, por në fund zgjodhi projektin e Barcelonës dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi. Ardhja e kampionit të botës mudn të shkaktojë të paktën një “viktimë” në mesfushën aktuale të katalanasve. Sipas Sport, Frenkie de Jong është më i rrezikuari nga ardhja e Rodri-t. Edhe sezonin e kaluar, De Jong nuk ishte një titullar i rregullt. Gjë që do të thotë se me ardhjen e Rodri-t do të ulen akoma edhe më shumë minutat për të në fushë. Për momentin, De Jong është i dëmtuar dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 5-6 muaj.