Ruben Amorim duket një dështim i madh te Milani, Chelsea fiton lehtë kundër kuqezinjëve dhe nuk i lë 1 goditje në portë
Ruben Amorim po përballet me një nisje aspak bindëse në stolin e Milanit, teksa skuadra kuqezi pësoi një tjetër goditje në fazën përgatitore. Milani u mposht me rezultatin e thellë 3-0 nga Chelsea në Xhakartë, në një ndeshje ku italianët zhgënjyen si në aspektin ofensiv, ashtu edhe në atë defensiv. Problemet e skuadrës së Amorimit ishin të dukshme gjatë gjithë takimit. Milani pati vështirësi të krijonte raste dhe nuk arriti të regjistronte asnjë goditje në kuadratin e portës së Chelsea-t. Në krahun tjetër, anglezët shfrytëzuan pothuajse çdo hapësirë të krijuar dhe dominuan takimin. Joao Pedro ishte protagonist absolut për Chelsea-n, duke shënuar dy gola, ndërsa Moises Caicedo realizoi golin e tretë me një goditje spektakolare nga distanca. Kjo humbje shton edhe më shumë pikëpyetjet rreth...
Burimi:
sportekspres.com