Sot dita e 70-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’, thirrje kundër Ramës: Jep dorëheqjen!
Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës së ditës së 70-të të rezistencës qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kanë nisur të mblidhen në shesh, ndërsa nga turma dëgjohen thirrje kundër qeverisë. “Rama, jep dorëheqjen!” është motoja kryesore e protestuesve. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë tubimin dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit. Protesta e sotme shënon ditën e 70-të të qëndresës qytetare, e cila sipas organizatorëve nisi fillimisht si reagim ndaj projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, por më pas u shndërrua në një lëvizje me kërkesa të drejtpërdrejta politike. Pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime të thella politike dhe institucionale, ndërsa mes kërkesave të...
Burimi:
sot.com.al