Sezoni i ri, zakon i vjetër! Burnley luan ndeshjen e parë zyrtare, Armando Broja vazhdon të jetë i dëmtuar

Sezoni i ri, zakon i vjetër! Burnley luan ndeshjen e parë zyrtare, Armando Broja vazhdon të jetë i dëmtuar

Armando Broja do ta nisë sezonin e ri nga tribuna, pasi sulmuesi shqiptar vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk është i gatshëm për ndeshjen e parë të Burnley-t ndaj Notts County. Takimi i 8 gushtit shënon startin e sezonit për skuadrën angleze, por Broja nuk do të jetë pjesë e formacionit. Mungesa e tij është një lajm aspak pozitiv për Burnley-n, që shpreson të ketë një sezon të suksesshëm. Broja ishte një prej lojtarëve të afruar për të shtuar forcën në repartin ofensiv në sezonin e shkuar, por problemet fizike vazhdojnë ta pengojnë të japë kontributin e tij. Sulmuesi kuqezi ka pasur një histori të vështirë me dëmtimet gjatë viteve të fundit, duke humbur periudha të gjata për shkak të problemeve të ndryshme fizike....