RENEA zbarkon në Korçë, forca të shumta rrethojnë banesën e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit

RENEA zbarkon në Korçë, forca të shumta rrethojnë banesën e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit

Forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s janë angazhuar në Korçë për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko. Burime bëjnë me dije se pak minuta më parë forcat e policisë dhe RENEA kanë shkuar pranë banesës së autorit të dyshuar, Kristjan Sterjo, por nuk kanë mundur ta gjejnë atë aty. Kontrollet dhe kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij vijojnë. Sterjo është identifikuar nga Policia si autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko, i cili u qëllua me armë zjarri pasditen e sotme në Korçë. Ai është shpallur në kërkim. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, në Korçë. Burime bëjnë me dije se Sterjo dhe Zuko njiheshin prej vitesh dhe...