Rodri pranë Barçës, Man.City piketon pasuesin e spanjollit

Rodri pranë Barçës, Man.City piketon pasuesin e spanjollit

Barcelona kërkon të vë në jetë një tjetër kryevepër në këtë merkato vere, kërkon me çdo kusht të rikthejë në Spanjë futbollistin më të mirë të Botërorit “FIFA2026”, Rodri. Pasi morën pëlqimin nga lojtari, drejtuesit e klubit blaugrana paraqitën ofertën e parë zyrtare në derën e Man.City, 45 milionë euro kesh, plus 5 të tjera në formë bonusesh, por kjo ofertë u refuzua menjëherë nga “qytetarët” që e vlerësojnë kartonin e tij me 65 milionë euro. Pavarësisht kësaj oferte, në Spanjë dhe Angli, mediat janë të sigurta, Rodri do të veshë fanellën blaugrana këtë verë pasi edhe drejtuesit e Man.City nuk dëshirojnë ta humbasin falas pas një viti. Me largimin e Pep Guardiola-s, Man.City pritet t’i nënshtrohet një reformimi të ndjeshëm ku lëvizjet e para...