Droni ukrainas shpërtheu në Bullgari, Ministrija e Jashtme thërret ambasadorin e Kievit
Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka njoftuar se të hënën do të thërrasë ambasadoren e Ukrainës në Sofje, pas shpërthimit të një droni të identifikuar si ukrainas pranë një gazsjellësi në territorin bullgar. Lajmi raportohet nga mediat britanike dhe ato ndërkombëtare. Bëhet fjalë për një veprim që synon të marrë sqarime mbi ngjarjen, megjithëse qeveria bullgare ka përjashtuar tashmë mundësinë që të ketë qenë një akt i qëllimshëm nga ana e Ukrainës, gjë që edhe Kievi e ka mohuar menjëherë, shkruan ANSA. Ministria bullgare e Mbrojtjes njoftoi se, sipas analizave paraprake, droni ka shumë të ngjarë të ketë qenë një dron mashtrues i tipit “Maya”. Sipas ministrisë, ky lloj droni përdoret gjerësisht nga Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe se nuk kishte asnjë arsye për të besuar...
Burimi:
syri.net