Zbulohet FOTO e autorit të dyshuar të krimit, vrau shokun e fëmijërisë pas sherrit! RENEA në ndjekje të tij
Ky në foto është autori i dyshuar i krimit, Kristjan Sterjo, që vrau me kallash pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës shokun e tij të fëmijërisë, ushtarakun dhe ish-futbollistin e akademisë së Skënderbeut, Johan Zuko, 20 vjeç, pas një sherri me motive ende të panjohura. Mësohet se pak minuta më parë, forca të shumta policie, së bashku me efektivë të RENEA-s, kanë shkuar pranë banesës së autorit të dyshuar në kuadër të operacionit për kapjen e tij. Megjithatë, kontrollet në banesë nuk kanë rezultuar me gjetjen e Sterjos, pasi ai nuk ndodhej aty në momentin e ndërhyrjes. Forcat e Policisë dhe RENEA-s vijojnë kontrollet në zonë, ndërsa janë ngritur edhe postblloqe në disa pika për të parandaluar largimin e autorit të dyshuar....
Burimi:
javanews.al