Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flasin banorët: Autori dhe viktima s’janë të lagjes, nuk i njohim

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flasin banorët: Autori dhe viktima s’janë të lagjes, nuk i njohim

Vrasja e ndodhur këtë pasdite në Korçë ka trazuar qetësinë karakteristike të lagjes 14. Banorët përshkruajnë çfarë kanë parë e dëgjuar, ku si fillim ka qenë një zhurmë e madhe. Autori dhe viktima s’ishin banorë të zonës. Banori: Ra një llamarinë, thamë ç’u bë? Dolëm jashtë, shikoj policinë. -Po djemtë i njihnit? Banori: Jo, s’janë të lagjes. Dëgjova llamarinë, s’më shkoi mendja për krismë. Është lagje e qetë, as hajdutë, asgjë. E njëjta deklaratë vjen edhe nga një banor tjetër. Banori: Nuk i njohim kush janë. Është një grua që qan e thërriste, por se kush është nuk e di. S’dimë çka ndodhur. Këtu s’ka pasur asnjë shqetësim, është lagje e qetë.