“Konflikti ishte i mbartur, ishim në dijeni”, Policia zbardh dinamikën: Ja ku u pa autori për herë të fundit
Zv/drejtori i Hetimit të Krimeve, drejtues Sejfulla Metko, ka dhënë detaje të reja nga vendi i ngjarjes në Korçë, ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko. Sipas Metkos, konflikti mes viktimës dhe autorit të dyshuar kishte nisur rreth orës 14:00, në një lagje pranë vendit ku ndodhi vrasja. “Konflikti ndodhi rreth orës 14:00 në një lagje në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së viktimës”, deklaroi Metko. Ai bëri me dije se rreth 15 minuta pas konfliktit, autori i dyshuar është larguar në drejtim të varrezave, bazuar edhe në dëshmitë e personave që kanë qenë pranë zonës. “Pas 15 minutash, autori i dyshuar ka shkuar në drejtim të varrezave, sipas dëshmitarëve”, tha zv/drejtori i Hetimit të Krimeve. Metko konfirmoi...
Burimi:
sot.com.al