70 ditë protesta, qytetarët marshim drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqje

70 ditë protesta, qytetarët marshim drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqje

Pas mbledhjes së qytetarëve në Sheshin ‘Skënderbej’, qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në protestën e 70-të kundër qeverisë. Me parrullat 'Rama jepe dorëheqjen', protestuesit janë nisur përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, duke mbajtur pankarta dhe duke përsëritur thirrjet e tyre kundër kryeministrit Rama. Përpara godinës së qeverisë do të vijojnë fjalimet e organizatorëve dhe qytetarëve pjesëmarrës, të cilët do të përcjellin mesazhet e tyre kundër Ramës.