Stuhia në Kosovë vret një person, disa të lënduar dhe dëme të mëdha nga moti i keq dhe tornadot në disa komuna
Stuhia që përfshiu Kosovën të martën pasdite ka lënë të lënduar disa persona dhe ka shkaktuar dëme të theksuara materiale në disa qytete. Në Pozharan të Komunës së Vitisë, dy persona morën lëndime të lehta trupore nga rrëzimi i dyerve hyrëse të oborrit të tyre. Një person po ashtu në Pozharan ka vdekur pasi aksidentalisht është rrëzuar në ballkonin e shtëpisë së tij, që ishte lagur nga stuhia. Si pasojë e erërave të forta dhe breshërit, në Viti janë dëmtuar çatitë e shtëpive dhe objekteve shkollore, derisa ka pasur edhe drunj të rrëzuar. Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, ka njoftuar se ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve dhe ka kërkuar mbështetje nga niveli qendror për familjet e prekura. Situatë më e rënduar nga moti...
Burimi:
sot.com.al