Sherr masiv mes disa personash në Lipjan, plagosen me thikë tre persona! Në pranga dy nga autorët
Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Lipjan të Kosovës. Mësohet se nga kjo ngjarje kanë mbetur te plagosur 3 persona. Të plagosurit kanë marrë ndihmë mjekësore. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pas një mosmarrvëshje mes disa personash. Dy prej tyre janë arrestuar. Policia bën me dije se dy të arrestuarit në bashkëpunim me 3 persona kanë sulmuar 4 persona ku si pasojë u plagosen 3 të tyre. “Lipjan 28.05.2026, 20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje së bashku me tre të dyshuar të tjerë, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur, kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) katër viktimat meshkuj kosovarë. Njëri nga të...
Burimi:
sot.com.al