Shefi i FBI-së nxjerr zbuluar Vuçiçin, zbulon lojën e dyfishtë të Serbisë, lidhjet me Kinën dhe “thika pas shpine”…

Shefi i FBI-së nxjerr zbuluar Vuçiçin, zbulon lojën e dyfishtë të Serbisë, lidhjet me Kinën dhe “thika pas shpine”…

Serbia është vënë në qendër të akuzave të forta nga Shtetet e Bashkuara, pasi drejtori i FBI-së, Kash Patel, ka denoncuar publikisht dje atë që e cilësoi si “lojë të dyfishtë” të Beogradit në raport me Uashingtonin dhe Pekinin. Në një deklaratë që pritet të trazojë marrëdhëniet diplomatike, Patel akuzoi autoritetet serbe se kanë bashkëpunuar me Kinën në çështje të ndjeshme të sigurisë, duke kthyer në Pekin operativë të dyshuar të inteligjencës kineze, në vend që t’i ekstradonin drejt SHBA-ve. Shefi i FBI-së e përmendi Serbinë si një nga vendet që, sipas tij, ka ndihmuar indirekt interesat kineze në rastet e hetimeve për krim kibernetik dhe aktivitete që cenojnë sigurinë amerikane. Shefi i FBI-së: Serbia po punon me Kinën Patel solli si shembull një operacion...