SHBA zbulon “çelësin” e rikthimit të dialogut strategjik me Kosovën, ja kushtet që duhet të përmbushë Prishtina për…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po presin hapa konkretë nga Kosova për të nisur sërish, më pastaj, dialogun strategjik me njëra-tjetrën. Sipas përfaqësisë së SHBA-së në Prishtinë, gjithçka do të varet nga krijimi i kushteve të përshtatshme dhe nga funksionalizimi i plotë i institucioneve në vend, ndërsa që potencohet, po ashtu, edhe përmbushja e zotimeve të Kosovës ndaj komunitetit serb. Në një përgjigje për KosovaPress, një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë thotë se ekziston potencial i madh për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha si energjia, siguria kibernetike, mbrojtja, infrastruktura dhe teknologjia. Megjithatë, ai rikujton se dialogu strategjik SHBA–Kosovë u pezullua në mënyrë të pacaktuar në shtator të vitit 2025 për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e qeverisë në detyrë. “Ne presim...
Burimi:
sot.com.al