Samiti BE-Ballkani Perëndimor nën masa të rrepta sigurie, 90 serbëve u ndalohet hyrja në Mal të Zi

Samiti BE-Ballkani Perëndimor nën masa të rrepta sigurie, 90 serbëve u ndalohet hyrja në Mal të Zi

Autoritetet e Malit të Zi kanë refuzuar hyrjen në vend për 90 shtetas serbë që mbërritën mëngjesin e së mërkurës në Tivat me një fluturim nga Beogradi, vetëm pak para zhvillimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Sipas raportimeve të mediave rajonale, grupi u ndalua menjëherë pas mbërritjes në aeroport, ndërsa policia nisi verifikime të hollësishme për qëllimin e udhëtimit të tyre. Mësohet se personat e ndaluar nuk kanë dhënë sqarime për arsyen e ardhjes në Mal të Zi. Burime të cituara nga mediat malazeze bëjnë të ditur se kontrollet u kryen në kuadër të masave të shtuara të sigurisë për samitin, ndërsa janë ngritur edhe dyshime për aktivitete që lidhen me sigurinë. Sipas të njëjtave burime, të 90 personave u është komunikuar ndalimi i hyrjes dhe...