Rezultati final ende i hapur në Kosovë, Diaspora merr rolin e “kingmaker”, mbi 100 mijë vota mund të rishkruajnë…

Rezultati final ende i hapur në Kosovë, Diaspora merr rolin e “kingmaker”, mbi 100 mijë vota mund të rishkruajnë…

Votat ende të panumëruara të diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, pritet të kenë peshë më të madhe dhe të jenë përcaktuese në formimin e institucioneve të reja të Kosovës, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), 104 mijë e 480 votues ishin regjistruar për të votuar përmes postës, ndërsa në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës në mbarë botën kanë votuar 22 mijë e 414 persona. Por, për të kuptuar numrin e saktë të votave nga jashtë vendit, duhet që fillimisht ato të verifikohen, proces që nisi pasditen e së martës. Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i madh i votave që pritet të konfirmohen si të...