“Refuzimi i gazit amerikan sjell pasoja”, Joseph paralajmëron lëkundje të marrëdhënieve Prishtinë-Uashington

“Refuzimi i gazit amerikan sjell pasoja”, Joseph paralajmëron lëkundje të marrëdhënieve Prishtinë-Uashington

Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë projektin amerikan të gazit (LNG) dhe të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e energjisë, pasi një vendim i tillë ndikon drejtpërdrejt në sigurinë kombëtare dhe në marrëdhëniet dypalëshe. Ky është alarmi që ka ngritur profesori i njohur amerikan, Edward P. Joseph. Sipas ekspertit amerikan, ky projekt do të ndikonte pozitivisht në rritjen e sigurisë energjetike të Kosovës dhe në forcimin e raporteve me Uashingtonin zyrtar, ndërsa këmbëngulja për ta refuzuar atë mund të sjellë kosto të larta gjeopolitike. Në deklaratën e tij, Joseph u shpreh i prerë se ekzekutivi kosovar nuk ka asnjë arsye logjike për të mos e pranuar këtë projekt, duke vënë në dukje problemet e mëdha që sjell varësia nga linjiti. “Po....