PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane

PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën ku thuhet se reformat dhe përparimi në dialogun Kosovë-Serbi mbeten kyç në rrugën evropiane të vendit. Rezoluta u miratua me 412 vota për, 174 kundër dhe 58 abstenime. Rama: Edhe PE e ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë“Vazhdimi i reformave dhe përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbeten kyç në rrugën evropiane”, shkroi në X raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, pas miratimit të rezolutës. Në rezolutë përshëndetet përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj procesit integrues. Në këtë kontekst, aty thuhet se dialogu për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga Brukseli, mbetet pjesë integrale e perspektivës evropiane të Kosovës. Kosova dhe Serbia nuk...