Pas certifikimit të zgjedhjeve nis beteja që do të vendosë fatin e Kosovës,  ja pengesa që mund të bllokojë…

Pas certifikimit të zgjedhjeve nis beteja që do të vendosë fatin e Kosovës, ja pengesa që mund të bllokojë…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rreth një muaj pas mbajtjes së tyre. Votimet e 7 qershorit ishin të tretat parlamentare që Kosova organizoi në më pak se një vit e gjysmë. Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i ka fituar 53 mandate. Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka fituar 22 ulëse; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 18 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shtatë ulëse. Në mbledhjen e KQZ-së, e mbajtur paraditen e së mërkurës, kreu i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se vetëm në listën e deputetëve të Aleancës ka ndryshime, pasi dy deputetë të zgjedhur kanë hequr dorë nga mandati. Për rrjedhojë, Adrian Gjini dhe Daut Haradinaj do të zëvendësohen...