Vijon kriza politike në Kosovë. PDK dhe Aleanca i bllokojnë sërish derën Kurtit para qeverisë
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vijuar edhe sot për të gjashtën ditë radhazi aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mosthirrjes së seancës konstituive të Kuvendit. PDK-së i janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrisë. PDK prej disa ditësh po zhvillon protesta dhe aksione para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar që të thirret sa më shpejt vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit dhe të zhbllokohet procesi i krijimit të institucioneve të reja. Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje vazhdimisht kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, që të caktojë vazhdimin e saj. PDK ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po mbajnë të...
Burimi:
kohajone.com