Zbulohen mbetje kockore të 23 personave në Zubin Patok
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se në Zubin Potok, në veri të Kosovës, në vendet ku dyshohet se ka varre masive, janë identifikuar mbetje kockore që mendohet se u përkasin të paktën 23 individëve. Këto janë vlerësimet praprake, ndërsa identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. “Prokuroria Speciale me institucionet e tjera kompetente do të vazhdojnë veprimet hetimore dhe procedurale që lidhen me këtë rast. Aktualisht lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre vetë, J.R., M.J. dhe M.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Ata ndodhen në paraburgim”, thuhet në njoftim. Sipas autoriteteve kosovare njëri nga të arrestuarit, dyshohet se në kohën e luftës kishte qenë pjesë aktive e...
Burimi:
vizionplus.tv