Rusia e futur në çdo pore të Serbisë/ Aktivisti serb përplas Vuçiçin me akuzat
“FSB është autoriteti suprem në Beograd” – Një deklaratë e fortë kjo e aktivistit serb dhe themeluesit të Radios B92, Veran Matiq, i cili ka rikthyer në vëmendje marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe mënyrën e qeverisjes së Aleksandar Vuçiçit. Në një intervistë për “Novosti”, Matiq akuzon presidentin serb se po e shtyn sa më larg momentin e zgjedhjeve, ndërsa sipas tij, pushteti po përpiqet të dobësojë protestat studentore dhe të ruajë kontrollin politik. Por deklaratat më të forta të tij lidhen me Rusinë. Matiq pretendon se ndikimi i Moskës është i pranishëm në çdo sektor të rëndësishëm të shoqërisë serbe, veçanërisht përmes energjisë dhe propagandës. “Për pushtetin në Beograd, FSB është autoriteti suprem”, shprehet ai. Aktivisti serb kritikon edhe marrëdhëniet e Vuçiçit me Kinën,...
Burimi:
ntv.al