Bernardo Silva: E mahnitshme të shohësh 15 trofetë e Champions, jo të gjithë mund të luajnë për këtë klub
Bernardo Silva është prezantuar si lojtar i ri i Real Madrid, pasi u kërkua shumë nga trajneri José Mourinho në klubin spanjoll. Mesfushori portugez është transferuar si lojtar i lirë, një lojtar i një kalibri absolut, që firmosi deri në vitin 2028 (me opsionin e një viti tjetër). Në moshën 32 vjeç, Bernardo Silva ishte një kërkesë specifike nga José Mourinho. Klubi “merengues” pranoi kërkesat e trajnerit për të kapërcyer konkurrencën e fortë nga pretendentë të tjerë për mesfushorin e kombëtares portugeze, përfshirë Barcelona dhe Atlético Madrid. “Kur qëndron në këtë dhomë trofesh, e kupton sa i madh është Real Madrid. Unë e dija tashmë, por këtu e ndjen nga afër. Që kur ishe fëmijë, ëndrra jote është të luash për një klub të tillë....
Burimi:
telesport.al