Zyrtare! Nuk ka lamtumirë, Max Verstappen rinovon kontratën me Red Bull deri në vitin 2030
20 Gusht 2026 9:10 Telesport “Edhe katër vite të tjera me sukses të plotë. Jemi të kënaqur të njoftojmë se Max ka nënshkruar një zgjatje kontrate me ekipin e Red Bull Racing deri në fund të vitit 2030”. Pra, pas shumë thashethemesh në lidhje me të ardhmen e 4 herë kampionit të botës në Formula 1, Verstappen ka vendosur të qëndrojë. Madje duke rinovuar me skuadrën e tij të zemrës, lajm i zyrtarizuar pak më parë nga Red Bull. Këtë vit, holandezi kishte shprehur disa herë pakënaqësitë e tij në lidhje me makinën apo edhe vetë ndryshimet e rregullores së garës. Madje kishte hedhur dyshime për një largim nga sporti (kontrata i skadonte në vitin 2028). Gjithsesi, duket se palët kanë arritur një marrëveshje të...
Burimi:
telesport.al