Moti i keq ‘pushton’ vendin/ Stuhi, breshër dhe rrufe të forta shkaktojnë dëme të konsiderueshme, fenomeni pritet të…

Moti i keq ‘pushton’ vendin/ Stuhi, breshër dhe rrufe të forta shkaktojnë dëme të konsiderueshme, fenomeni pritet të…

Moti i keq ka gjunjëzuar Greqinë në disa rajone të saj, kryesisht pjesa lindore, gjatë ditës së sotme (12 qershor). Shira, stuhi dhe breshër kanë përfshirë vendin, herë pas here të shoqëruara me vetëtima të forta e gjëmime. Fenomeni pritet të vazhdojë në orët në vijim, ndërsa aktivitet intensiv i rrufeve është regjistruar tashmë në Atikë dhe deri afër Shqipërisë. Sipas meteorologut Giorgos Tsatraphyllias , moti i keq do të vazhdojë deri në fund të pasdites, me stuhi që do të prekin zonat lokale të Atikës. Vëmendje e veçantë u rekomandohet qytetarëve, pasi fenomeni mund të shoqërohet me reshje të rrëmbyeshme shiu, aktivitet intensiv të rrufeve, erëra shumë të forta përkohësisht dhe breshër të mundshëm. Breshëri goditi rajonet e Atikës, Kosturit, Fthiotidës dhe Larinës. Konkretisht...