KLSH demaskon Blendi Gonxhen për turizmin, nga abuzimet me tenderat e marketingut, te kaosi me licencat dhe lejet…
Ndërsa ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vazhdon të shesë në daljet e tij publike fushata luksoze marketingu dhe t’i prezantojë shqiptarëve një “boom turistik” përrallor, raportet zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) e kanë nxjerrë lakuriq të vërtetën. Pas fasadës me reformatime institucionesh e fjalime bombastike fshihet një dëm i përcaktuar financiar prej mbi 240 miliona lekësh, i shoqëruar nga një kaos total në dhënien e licencave, tjetërsimin e bregdetit publik dhe shkatërrimin e mjedisit në Parqet Kombëtare. Gjetjet e audituesit më të lartë shtetëror rrëzojnë përfundimisht mitin e qeverisë për një turizëm elitar e të qëndrueshëm. Të dhënat zyrtare referuar raportit të auditit të KLSH për vitin 2025 për Ministrinë e Turizmit, e cila ishte pjesë e Ministrisë së...
Burimi:
sot.com.al