Miratohet ‘Karta e Romës’ për Ballkanin, Italia propozon parimet për zgjerimin e ardhshëm të BE-së
Nga Alba Kepi/ Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, të mbledhur në Romë, miratuan “Kartën e Romës”, një dokument politik të iniciuar nga Italia që synon të përcaktojë parimet mbi të cilat do të mbështeten traktatet e ardhshme të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Dokumenti do t’i paraqitet Komisionit Evropian dhe shteteve të tjera anëtare të BE-së si një propozim i përbashkët i Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i “Kartës së Romës” është të ruajë besueshmërinë, parashikueshmërinë dhe unitetin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Dokumenti riafirmon parimin e barazisë së plotë të shteteve anëtare pas anëtarësimit, duke përjashtuar çdo model pjesëmarrjeje të diferencuar apo forma të anëtarësimit “të nivelit të dytë”. Në të njëjtën kohë, dokumenti...
Burimi:
syri.net