Menaxheri i lartë rus në Telegram, vetëm një hap marrjes së shtetësisë së Bosnjës

Menaxheri i lartë rus në Telegram, vetëm një hap marrjes së shtetësisë së Bosnjës

Shtetasi rus, Ilya Perekopsky, nënkryetar i aplikacionit Telegram dhe bashkëpunëtor i kamotshëm i themeluesit të tij, Pavel Durov, e ka kërkuar shtetësinë e Bosnje e Hercegovinës si një njeri që do t’i sillte shtetit përfitim të veçantë. Kërkesa e Ilya Perekopskyt për shtetësi u përfshi në rendin e ditës të propozuar për seancën e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, e cila pritet të mbahet më 30 korrik. Ajo do të shtjellohet vetëm nëse pranohet si pikë e rendit të ditës në seancë. Ministria e Çështjeve Civile i tha Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) se Perekopsky e paraqiti kërkesën bazuar në nenin 13 të Ligjit për Shtetësinë, i cili lejon dhënien e shtetësisë shtetasve të huaj nëse ajo sjell përfitim të veçantë...