Maqedonia e Veriut do të mirëpresë Samitin ‘Bërdo-Brioni’ në tetor
Maqedonia e Veriut do të jetë mikpritëse e Samitit "Bërdo-Brioni" në tetor. Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar njoftoi se Samiti i Procesit "Bërdo-Brioni" do të mbahet në Maqedoninë e Veriut në tetor. Duke folur për samitin që duhej të mbahej në ishujt Brioni por u anulua për shkak të mosmarrëveshjeve midis Serbisë dhe Kroacisë, ajo tha se është e rëndësishme për të gjithë që samiti të vazhdojë. "Pra, kjo është vërtet e rëndësishme, edhe Kosova edhe Serbia janë këtu. Edhe një herë falënderoj vërtet presidenten e Maqedonisë së Veriut që do ta organizojë këtë proces", shtoi Pirc Musar. Procesi "Bërdo-Brioni" është një iniciativë rajonale e nisur nga Sllovenia dhe Kroacia në vitin 2013, ndërsa pjesë e tij janë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Iniciativa u...
Burimi:
syri.net