Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje lidhur me takimin. Sipas njoftimit, Costa ka deklaruar se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në reforma, demokraci dhe ekonomi, me përmirësime në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe demokracinë zgjedhore e liberale, si dhe me rritje ekonomike të qëndrueshme, ndër më të shpejtat në rajon. Kurti ndër të tjera e falënderoi atë për kontributin e Bashkimit Europian si donatori më i madh në zhvillimin dhe ndërtimin e Kosovës. Sipas tij këtë mbështetje Kosova e ka kthyer në kultivimin dhe promovimin e vlerave të BE-së si dhe në forcimin e institucioneve. “Kryeministri në detyrë Kurti theksoi...