Kosovë/ Pas ndërprerjes së energjisë, 18 minatorë mbeten të bllokuar në minierën e Trepçës
Rreth 18 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës në Kosovë, si pasojë e një ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike që ka paralizuar punën në thellësi të minierës. Sipas njoftimit zyrtar të ndërmarrjes “Trepça Sh.A.”, fillimisht në momentin e incidentit në minierë kanë qenë të angazhuar gjithsej 47 punëtorë, të cilët kishin hyrë në punë më 13 maj 2026 në orën 23:00. Prej tyre, 29 punëtorë kanë arritur të dalin në mënyrë të sigurt, ndërsa 18 të tjerë kanë mbetur të bllokuar për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Ndërprerja e furnizimit ka ndodhur rreth orës 01:30 të datës 14.05.2026, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV. Sipas sqarimeve nga terreni, një përcjellës i linjës është shkëputur, duke dëmtuar izolatorët...
Burimi:
sot.com.al