Kosovë/ Bombë në shtëpinë e avokatit në Prizren, Prokuroria nis hetimet

Kosovë/ Bombë në shtëpinë e avokatit në Prizren, Prokuroria nis hetimet

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur pas mesnatës një lagje të qytetit të Prizrenit, ku cak i sulmit ka qenë shtëpia e avokatit Betim Kadolli. Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e banesës së avokatit, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Rastin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, i cili bëri të ditur se hetimet janë në zhvillim dhe se ende nuk dihen motivet e sulmit. “Qëndrojnë informatat, mirëpo ende nuk është zbuluar kryesi i veprës dhe ende nuk dihen motivet. Jemi duke punuar në grumbullimin e provave dhe identifikimin e kryesit/esve të veprës”, deklaroi Kryeziu.