Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane takim me kongresisten Malliotakis, diskutohet njohja e Kosovës nga Greqia

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane takim me kongresisten Malliotakis, diskutohet njohja e Kosovës nga Greqia

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka zhvilluar një takim me kongresisten amerikane me prejardhje greke, Nicole Malliotakis, ku janë diskutuar një sërë çështjesh që lidhen me Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin shqiptaro-amerikan. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i AARC-së, Martin Vulaj, i cili njoftoi se gjatë takimit është vënë theksi te rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, me synimin për të arritur njohjen formale të Kosovës nga Greqia. “Një nga temat kryesore të diskutimit ishte forcimi i marrëdhënieve mes Greqisë dhe Kosovës dhe inkurajimi i bashkëpunimit më të ngushtë që në të ardhmen mund të çojë drejt njohjes zyrtare të Kosovës nga Greqia”, thuhet në njoftimin e AARC-së. Përfaqësuesit e organizatës ngritën gjithashtu shqetësimet lidhur me të drejtat dhe statusin e...