Kanosi me armë një person në aeroportin “Adem Jashari”, sekuestrohet një pistoletë dhe 45 fishekë
Një person është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari”. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka kanosur me armë një person tjetër pas një mosmarrëveshjeje. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:20. Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka të lënduar. Sipas policisë së Kosovës, të dyshuarit i janë sekuestruar një armë zjarri, pistoletë me leje, si dhe 45 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
Burimi:
sot.com.al