Haga konfirmon afatin/ Ja kur pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar se, për momentin, mbetet në fuqi afati i 20 korrikut për shpalljen e aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në një përgjigje zyrtare për mediat, Gjykata bëri të ditur se procedura po vijon sipas afateve të përcaktuara nga vendimi i fundit i Trupit Gjykues, i miratuar më 5 maj 2026. Megjithatë, Dhomat e Specializuara sqarojnë se nuk përjashtohet mundësia e një shtyrjeje të re të afatit, nëse një masë e tillë do të konsiderohej e domosdoshme. “Nëse një zgjatje e mëtejshme do të konsiderohej absolutisht e nevojshme, Trupi Gjykues do të nxirrte një urdhër përkatës në kohën e duhur”, thuhet në deklaratën zyrtare të DHSK-së. Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së konsiderohet një...
Burimi:
sot.com.al