Greva greke bllokon Kakavijën, të hënën ndalohet lëvizja për 4 orë

Greva greke bllokon Kakavijën, të hënën ndalohet lëvizja për 4 orë

Dogana e Kakavijës ka njoftuar se për shkak të grevës së punonjësve të palës greke, do të ketë ndërprerje të përkohshme të lëvizjes në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë. Sipas njoftimit zyrtar, ditën e hënë, më 27 korrik 2026, nga ora 07:00 deri në orën 11:00 sipas orës shqiptare, do të ndërpritet procesimi doganor dhe lëvizja në këtë pikë kufitare. Gjatë kohëzgjatjes së grevës, kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje do të jetë i pezulluar, ndërsa shërbimet doganore nuk do të funksionojnë në intervalin e përcaktuar. Njoftim për qytetarët dhe bizneset Për shkak të grevës së punonjësve të palës greke, Dega Doganore Kakavijë njfton se ditën e hënë, më 27 Korrik 2026, nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare), do të ketë ndërprerje...